Mbështetëse e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Mike e Maqedonisë së Veriut, por edhe e nismave rajonale që kanë për qëllim hapjen e perspektivave për Maqedoninë e Veriut dhe për gjithë rajonin. Lizz Truss do të jetë pasuesja e Boris Johnsonit në pozitën e Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar.
Në takimin e fundit ndërmjet kryediplomatit Bujar Osmani dhe Sekretares së deritanishme të Shtetit për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Liz Truss u konstatua se rrjedha e zbatimit të Marrëveshjes për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar është komponentë shumë e rëndësishme në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme.
Në po të njëjtin takim, vitin e kaluar, Osmani dhe Truss bashkërisht kishin konfirmuar domosdoshmërinë e intensifikimit të Mbretërisë së Bashkuar në rajon, me qëllim stabilitetin dhe prospetin e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm.
Kujtojmë se Diplomacia e Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga Bujar Osmani e ka betonuar pozicionin e vendit përkrah SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.
Truss është një neo-Thatcheriane e hekurt, ultraliberale. Liz është bërë flamurtarja e Britanisë Globale, asaj Britanie të Madhe globale, e cila falë Brexit-it ka rikuperuar një politikë tregtare autonome, jashtë Bashkimit Evropian që ajo e cilëson si “proteksioniste”.