Lideri Struga Trim Lum barazon, ruan epërsinë ndaj rivalëve 

October 30, 2022
min lexim

Struga Trim Lum si vendas dëshpëroi duke luajtur baras (2:2) me Bregallnicën e Shtipit, në takimin e javës së 13-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Struga Trim Lum kryeson me 26 pikë, duke lënë pas Shkëndijen me 23, Shkupin 22, Sileksin me 22 pikë etj.

“Barazim 2:2 në ndeshjen e xhiros së 13-të kundër Bregallnicës, ndaj së cilës skuadër do të luajmë edhe në kuadër të çerekfinales së Kupës. Doli të jetë kjo një ndeshje me kthesa në rezultat, ku të parët shënuam neve, që më pas mysafirët të na ndëshkojnë në dy raste, para se Ibraimi në fund të barazojë shifrat. 

Ndryshe ndeshja nisi me tentativën e Besmir Bojkut, i cili me një gjysëmvolej që në minutën e dytë tentoi të shënoj, por pa sukses.

Ky rast sikurse ju dha krahë futbollistëve të FC Struga TRIM & LUM, që vazhduan të luajnë në gjysmëfushën e Bregallnicës, mirëpo loja agresive dhe ndërprerjet e shpeshta nga ana e mysafirëve nuk na mundësuan që të krijojmë ndonjë rast më konkret deri në minutën e 22-të, kur HOGAN UKPA me një super goditje nga distanca arriti që të shënojë në rrjetën e mysafirëve. 

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe mysafirët në aksionin e radhës arritën që të barazojnë nga një pozitë diskutabile, kur Gjorgjiev shënoi nga afërsia për 1:1. 

Në minutën e 30-të regjistrojmë kanosjen e parë të Besart Ibraimit, derisa 9 minuta më vonë Bojku dhe Koçoski gjetën kuadratin, por në vendin e duhur ishte portieri Sçekiç. 

Pjesa e dytë nuk nisi mirë për skuadrën tonë, pasi mysafirët në minutën e 52-të me anë të Aleksandar Risteskit kaluan në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje. 

Ky gol sikur prishi planet tona, por edhe strategjinë  e lojës së Zaharievskit, pasi Bregallnica në vazhdim aprovoi një lojë krejtësisht mbrojtëse. Kishte momente madje kur mysafirët mbroheshin me të gjithë 10 lojtarët, ndërsa kjo vështirësonte punën e futbollistëve tanë për të ndërtuar aksione të mirëfillta. 

Në saje të një loje të tillë, mysafirët në minutën e 78-të shkaktuan një penalti ndaj Besmir Bojkut, me ç’rast me të kuq u ndëshkua mbrojtësi i tyre i majtë Lualiva. 

Përgjegjësinë e ekzekutimit të 11-të metërshit e mori BESART IBRAIMI, i cili nuk gaboi dhe shënoi për barazim të rezultatit në 2:2. 

Ibraimi tentoi edhe pak  më vonë nga gjuajtja e lirë, mirëpo goditja e tij goditi vetëm murin e gjallë. 

Në minutën e 86-të, Besmir Bojku pasi qetësoi një top para zonës kundërshtare, goditi me të majtën e tij, mirëpo vetëm jashtë kuadrantit. 

Në fund barazim 2:2, barazim ky i vetëm i dyti në kampionat pas atij ndaj Makedonija GJ.P., me ç’rast vazhdojmë të kryesojmë renditjen me 26 pikë, 3 më shumë se Shkëndija, që po ashtu barazoi në transfertën ndaj Sileksit (1:1)”, shkruan në faqen e FC Struga.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Energji më të lirë për kompanitë e industrisë ushqimore, presim ulje të çmimit të produkteve

Story i radhës

Komunave dhe qytetit të Shkupit u ndalohet themelimi i NP për ndriçim publik

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë