Lideri i Alternativës ka zhvilluar takim me degën e Alternativës në Shutkë. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.
Postimi i Ibrahimit në Facebook:
Pata kënaqësinë që ta pi kafenë e mbrëmjes me kryesinë e Alternativës Dega në Shutkë.
Me to, patëm një bashkëbisedim të frytshëm ku shkëmbyem ide dhe mendime rreth zhvillimeve aktuale politike si dhe rreth kontributit të Alternativës në Qeveri për mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të qytetarëve.
Ristrukturimi i Degës në Shutkë pak para zgjedhjeve lokale është një model i cili mundëson një garë serioze në zgjedhje dhe përfaqësim dinjitoz.
Alternativa si pjesë e Koalicionit VLEN edhe në Shutkë është e gatshme për të sfiduar pushtetin lokal deri në ndryshim.
Burimi: alfax.mk