lideri i korese se veriut kim jong un mberrin ne vendin e tij pas vizites ne rusi 650971bc70a29

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un mbërrin në vendin e tij pas vizitës në Rusi

September 19, 2023
1 minut lexim

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka përfunduar vizitën në Rusi dhe ka mbërritur në vendin e tij me trenin special të blinduar, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA), Kim ka mbërritur në vendin e tij pas vizitës 6 ditore në Rusi, që është udhëtimi më i gjatë në periudhën e udhëheqjes së tij.

Treni special i blinduar që transporton Kim Jong-un ka mbërritur dje në kufirin e vendit në orët e mëngjesit dhe se vizita e Kim ishte “vizitë e vullnetit të mirë”.

Rusia njoftoi se Kim u largua nga vendi më 17 shtator.

Kim dhe Putin u takuan më 13 shtator

Lideri veri-korean Kim u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin më 13 shtator në bazën hapësinore “Vostochny” në rajonin Amur të Rusisë.

Putin i cilësoi si “produktive” negociatat me Kim Jong-un dhe theksoi se kanë shkëmbyer mendimet lidhur me situatën në rajon dhe për çështjen e marrëdhënieve dypalëshe.





MARKETING

RENT A CAR

aaa besa ld a do te kishte folur maqedonisht ali ahmeti nese nuk do te ishte bashkuar opozita shqiptare 650970cad655b
Story i mëparshëm

AAA-Besa-LD: A do të kishte folur maqedonisht Ali Ahmeti nëse nuk do të ishte bashkuar opozita shqiptare?!

dhunimi i 3 vjecarit nga edukatoret reagon ministria e arsimit do te marrin denimin e merituar 6509741a15a14
Story i radhës

Dhunimi i 3-vjeçarit nga edukatoret, reagon ministria e Arsimit: Do të marrin dënimin e merituar

Të fundit nga

Tesla po zgjeron fabrikën në afërsi të Berlinit

Tesla zgjeron fabrikën evropiane, pavarësisht rënies së shitjeve. Tesla po vazhdon të zgjerojë fabrikën e saj në Evropë, edhe pse kompania po përballet me një rënie të shitjeve. “Ky është një përgatitje
ShkoLartë