Lideri i Koresë së Veriut diskuton bashkëpunimin ushtarak me ministrin rus të Mbrojtjes

min lexim

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i cili po qëndron për vizitë në Rusi, zhvilloi bisedime me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu në Moskë për të forcuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin ushtarak, njoftoi media shtetërore, transmeton Anadolu.

Kim u takua me Shoigun në Vladivostok të shtunën, ndërsa ai është në një turne në Lindjen e Largët të Rusisë, pas një takimi me presidentin rus Vladimir Putin të mërkurën e kaluar, njoftoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).

Ata “shkëmbyen mendimet e tyre konstruktive për çështjet praktike që rezultojnë në forcimin e mëtejshëm të koordinimit strategjik dhe taktik, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ndërsjellë ndërmjet forcave të armatosura të dy vendeve dhe në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë së tyre kombëtare”, tha KCNA.

Më herët të shtunën, Kim vizitoi gjithashtu bazën ajrore Knevichi, ku inspektoi bombarduesit strategjikë, avionët luftarakë me shumë role dhe avionë të tjerë luftarakë, si dhe Flotën Ruse Detare të Paqësorit, si dhe hipi në fregatën “Marshal Shaposhnikov”.

Ai erdhi në Rusi të martën me ftesë të Putinit, duke zhvilluar bisedime në Kozmodromin Vostochny.

Rusia është vendi i parë që lideri i Koresë së Veriut ka vizituar që nga fillimi i vitit 2020, fillimi i pandemisë, kur kufijtë e vendit u mbyllën.

Para kësaj, ai erdhi në Rusi në prill 2019 dhe ai dhe Putin zhvilluan bisedime në Vladivostok, takimi i tyre i parë.





Story i mëparshëm

Tentoi të vriste dy persona, Prokuroria nis hetimet për haraçinasin

Story i radhës

Makina përplas çiklomotorin në aksin Lezhë – Shkodër, plagoset rëndë një 54 – vjeçar

Të fundit nga