Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka thënë të shtunën se forcat e tij janë të gatshme të ndihmojnë në shtypjen e rebelimit të grupit Wagner.
Ai ka thënë se nëse duhet, do të merren masa të ashpra.
Kadyrov e ka cilësuar sjelljen e shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin si “thikë pas shpine”.
Ai u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të mos dorëzohen para “provokimeve”.
Burimi: GAZETA.MK