Liderët shqiptarë të pozitës dhe opozitës në Maqedoni kanë uruar festën e 28 Nëntorit.
Në 112 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar shqiptarët që siç tha, përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ahmeti tha se, kjo ditë përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur, gjuhë janë të përditshme dhe angazhimet nuk duhet ti ndalim asnjëherë .
Edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka uruar festën e Flamurit.
Me rastin e festës së ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i partisë z.Menduh Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale uroi popullin shqiptar anembanë.
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë me krenari forcën, qëndresën dhe unitetin e popullit shqiptar. Kjo ditë shënon një moment historik, duke reflektuar sakrificat dhe vendosmërinë që formësuan një Shqipëri të lirë dhe të pavarur. Uroj që fryma e kësaj dite të frymëzojë harmoni dhe sukses për popullin shqiptar anembanë. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Ju uroj Ditën e Pavarësisë!”, ka shkruar Menduh Thaçi në urimin e tij.
Festën e ka uruar edhe kryetari Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.
“Ne shqiptarët, si komb, jemi më afër se kurdoherë me Bashkimin Europian, ndërsa në vendin tonë janë pikërisht shqiptarët që janë flamurë të këtij integrimi,” ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi.
Bilall Kasami gjithashtu uron 28 Nëntorin
“Festat janë edhe më të bukura kur qytetarët gëzojnë infrastrukturë më të mirë rrugore!” – ka shkruar Kasami.
Edhe Izet Mexhiti uron 28 Nëntorin
“Rroftë populli shqiptar dhe fryma e bashkimit që kjo ditë simbolizon!” – shkruan mes tjerash Mexhiti.
E lideri i Alencës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se, sot të gjithë festojmë em të njëjtën ndjenjë krenarie pavarësisht se të ndarë në shumë shtete e të shpërndarë në tërë globin. Sela tutje tha se, duhet punar për ta përmbushur amanetin.
Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e ka uruar edhe kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha që shkurt tha, “Një komb, një gjuhë, një flamur! Urime 28 Nëntori”. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN