Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen nesër në Berlin, në fokus çështja e targave Kosovë-Serbi

November 2, 2022
1 minut lexim

Nesër, 3 nëntor, do të mbahet një takim në kuadër të procesit të Berlinit të Ballkanit Perëndimor.

Gazetari i Abc, Juxhin Mustafaraj raporton nga Berlini se liderët e rajonit pritet të nënshkruajnë nesër 3 marrëveshje që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe njohjen dhe kualifikimet për profesionistët.

Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkohë mësohet se çështja e reciprociteteti për targat mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë fokus i temës së diskutimit në Berlin.

Më tej gazetari zbuloi se nesër pritet të ketë takim koke më kokë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si ndikon kafja tek sistemi nervor brenda 15 minutash

Story i radhës

OKB: E ardhmja nuk do të jetë e mirë, temperaturat në Evropë u rritën mbi dyfishin e mesatares botërore

Të fundit nga

ShkoLartë