Licencimi i Federatës së Futbollit!!!

December 24, 2022
min lexim

Moslicencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës,  nga Ministria e Kulturës dhe Sportit, tashmë u bë lajm gjithandej hapësirës shqiptare dhe jo vetëm…

Nuk i di rrethanat , por ajo që pashë në disa portale, MKRS-ja paska kërkuar plotësimin e dokumenteve shtesë, të cilat sipas Komisionit Vlerësues, FFK-ja nuk i paska dorëzuar!

U interesova dhe më bëri përshtypje emri i kryetarit të Komisionit Vlerësues, Fidan Shatri, një i ri, të cilin nuk e njoh, por që mendoj duke e parë moshën e tij të re, vështirë se ai mund të marrë një barrë të tillë, për të vlerësuar dhe penguar licencimin e Federatës së Futbollit…

Agim Ademin, kryetarin në fuqi të FFK-së e njoh tash e më shumë se 33 vjet…

Gjithnjë ka qenë ambicioz dhe ëndërrimtar se një ditë do ta drejtojë Federatën e Futbollit, ku ai si në kohën e pavarësimit si pas Luftës në Kosovë nuk ishte edhe  pa  ndikim.

Për problemet që ka pasur me ligjin, nuk jam gjithaq i njoftuar, por e di që pas kalimit në amshim të legjendës Fadil Vokrri, Ademi nuk e la keq drejtimin e Federatës, përkundër  pakënaqësive që lindën para dhe pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të FFK-së…

Nuk është mirë prandaj, ti krijojmë vetvetes pengesa të panevojshme.

E dimë se nëpër çfarë katrahurash ka kaluar pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe në FIFA…

Jam i zhgënjyer edhe me qasjen e disa medieve, sidomos pronarëve të tyre, të cilët nxitën një fushatë të egër kundër të parit të FFK-së tash sa muaj … por edhe me punën e sekretarit aktual  të FFK-së, z.Taulant Hoda, i cili si duket nuk e paska kryer punën për çka është i thirrur…

Inatet personale, jashtë Federatës dhe sportit…

Nëse vazhdon një politikë e tillë rrënuese ndaj të parit të shtëpisë së futbollit, do ta dëmtojmë Federatën e Futbollit në atë mas, sa që dikur do t’i biem “pishman”, por ndoshta atëherë do të jetë vonë…

Politika jashtë sportit, është ky një slogan i vjetër, por sporti  e dimë se është më i madh se politika…

Prandaj, mos të biem pre e apetiteve vetjake dhe politikës së çastit!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konkurrenca në tregun e gazit, janë rrumbullakosur aktet nënligjore

Story i radhës

Bullgaria feston Krishtlindjet

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë