Liburn Aliu bën thirrje për reduktim të përdorimit të qeseve plastike

October 4, 2023
1 minut lexim

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, së bashku me përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, kanë mbajtur diskutim ndërlidhur me udhëzimin administrativ për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit, qeset plastike dhe sistemin e rimbursimit të depozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Liburn Aliu, ka shkruar se kanë diskutuar për sfidat e përbashkëta si stimulimi i ripërdorimit, rikoordinimin e punës sensibilizuese dhe zbatimin e përgjegjësive të secilës palë e institucion.

Ai shtoi se është i domosdoshëm largimi i përdorimit njëherë e përgjithmonë i qeseve të plastikës njëpërdorimshme, që rezultojnë të jenë ndotësit kryesor të ujërave të lumenjëve.

“Gjatë periudhës në vijim, të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces do të koordinojnë punën mes tyre dhe do të fokusohen në ushtrimin e kontrolleve dhe inspektimeve, në mënyrë që të garantohet zbatimi i ligjit sa i përket qeseve plastike, si dhe të marrjes së masave të parashikuara ligjore në rastet kur do të konstatohet mos zbatimit i ligjit”

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Klose vlerëson anglezin

Story i radhës

Ballkani me mesazh motivuese para përballjes me “miqtë kroatë” të Dinamos

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
sqmken
ShkoLartë