Libi, 27 të vrarë në përleshjet në Tripoli

min lexim

Të paktën 27 persona janë vrarë në përleshjet e armatosura në kryeqytetin libian që shpërthyen të hënën vonë, sipas Qendrës së Mjekësisë Emergjente, raporton Anadolu.

Qendra e Mjekësisë Emergjente dhe Mbështetjes së Qeverisë libiane deklaroi se regjistroi 27 viktima dhe 106 të plagosur në Tripoli.

“Ekipet e qendrës arritën të evakuonin 234 familje nga zonat e përleshjeve”, thuhet në deklaratë.

Që nga mbrëmja e së hënës, në kryeqytetin libian kanë shpërthyer përleshje të armatosura midis Forcave Speciale të Parandalimit të lidhur me Këshillin Presidencial dhe Brigadës 444 të Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Përplasjet shpërthyen pasi Mahmud Hamza, komandanti i Brigadës 444, u arrestua nga Forcat Speciale të Parandalimit në Aeroportin Ndërkombëtar Mitiga në Tripoli.

Më herët të martën, zëdhënësi i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Mohamed Hammouda, tha për Anadolu se kryeministri Abdul Hamid Dbeibeh kishte rënë dakord me figurat lokale në zonën Souq al-Jumaa në Tripoli për një armëpushim dhe dorëzimin e komandantit të Brigadës 444 tek një palë neutrale.

Souq al-Jumaa është një nga zonat më të mëdha në kryeqytetin Tripoli, prej nga vjen edhe komandanti i Forcave Speciale të Parandalimit, Abdul Raouf Kara.

Më 28 maj, Tripoli përjetoi përleshje që zgjatën për orë të tëra midis dy grupeve për ndalimin e një anëtari drejtues të Brigadës 444.





Story i mëparshëm

Policia arrestoi 34-vjeçarin nga Saraji, që ishte arratisur nga burgu

Story i radhës

“Kanë sjellë dëmtimin e rëndë të fondit pyjor dhe terrenit”, SPAK çon për gjykim ish-kreun e bashkisë Fushë-Arrëz dhe administratorin e Iballës

Të fundit nga