Liber Emini shkrimtarja e re që po i jep kuptim emrit të saj!

November 4, 2024
min lexim

Shkup, 4 nëntor – Në kohën kur luftohet për mbijetesë, vritet për pushtet, manipulohet për të fituar, bëhet presion për të plotësuar ego, e çka më e keqja është e vështirë të dëgjohet ndonjë arritje për shkencë, kulturë, art, kryesisht për punë produktive dhe kuptimplota. Por, për fatin tonë të mirë ka njerëz në mesin tonë që edhe pa dijen tonë punojnë në heshtje për të ardhmen tonë. Të tillë janë shkrimtarët, e tillë është edhe shkrimtarja e re e vendit tonë që po sjellë një pasuri të pashtershme. Shkrimi i paraprinë leximit, ata që e dinë vlerën e leximit e kuptojnë shumë lehtë rëndësinë e shkrimit. A duhet të shkruajmë kur niveli i leximit është në krizë? Kësaj pyetje shkrimtarja, Liber Emini, për Zhurnal i përgjigjet me mjeshtërinë e shkrimit duke thënë që pacientëve që janë në prag të vdekjes nuk u ndalet terapia por u jepet terapi më e fortë, shkruan Zhurnal.

Shkrimi është terapia adekuate për shërimin e mos leximit –

“Librat mos të jenë çështje zgjedhjesh por imponim i pashmangshëm” kështu përgjigjet shkrimtarja e re nga Kumanova, Liber Emini, për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, në pyetjen se a duhet të shkruajmë kur niveli i leximit është në krizë?

“Shkruaj dhe do të vazhdojë të shkruaj, aq më shumë kur kuptoj dhe vërtetohet edhe nga matjet e ndryshme që niveli i lexuesve aktiv është nën nivelin e duhur. Terapia më e fortë kundër zhdukjes së përtacisë për të lexuar është të shkruarit pa masë. Dua që nga katër anët të gjithë të jemi të “bombarduar” me libra. Pra, librat mos të jenë çështje zgjedhjesh por imponim i pashmangshëm”, tha Emini për Zhurnal.

Kontakti i Zhurnal me shkrimtaren Emini nuk ishte i rastësishëm, por si shkas i një pune të palodhshme me shumë pasion, vullnet, e plotë energji të shkrimtares që ia arriti ta nxjerrë në dritë botimin e saj të parafundit, pasi me shumë gjasë nga ritmi i punës së saj botimi i fundit për të ndërlidhet me fundin e ekzistencës së saj.

Shkrimtarja nga Kumanova, Liber Emini, ka botuar librin e saj të ri, “Atje, përtej së vërtetës” –

Libri ngërthen një përmbledhje socio-filozofike që përfshin tema të ndryshme, duke synuar të sjellë një pasqyrim gjithëpërfshirës të përplasjeve të jetës. Në vend të një fokusi të veçantë, ky libër eksploron një mori tematikash që ndërthuren në formën e poezisë, ndryshe nga librat e saj të mëparshëm, të shkruar në prozë.

Inspirimi për këtë libër erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së lexuesve për një tjetër vepër, këtë herë në poezi. Libri u shkrua në mënyrë të heshtur, pa njoftuar askënd, sepse më ka pëlqyer që suksesi im të flasë për mua, më shumë se unë vetë”, është shprehur autorja Liber Emini.

Shkrimtarja shpreh mirënjohje të veçantë për prindërit e saj, për babain dhe nënën tashmë të ndjerë, për të cilët edhe e ka dedikuar këtë libër. Gjithashtu, nuk harron edhe të gjithë ata që e  kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të saj, si dhe për miqtë dhe rrethin e ngushtë që kanë dhënë mbështetje morale në çdo hap. Përmbledhja e librit shpresohet të frymëzojë të rinjtë vizionarë që nuk njohin dorëzim, duke u bërë një thirrje për të ndjekur ëndrrat dhe për t’i dhënë jetë ideve të tyre përmes shkrimit.

Kush është Liber Emini?

Nga kjo që lexuat sipër veçmë kuptuat që Liber Emini është një shkrimtare dhe autore që ka pasion leximin dhe punë për zemre shkrimin. Por, biografia e Eminit nuk përfundon me kaq. Liber Emini është e magjistre e diplomuar në fushën e Juridikut, e cila ka përfunduar në kohë reale studimet e ciklit të dytë në Universitetin e Tetovës, duke u renditur ndër studentet me sukses të dalluar. Prandaj, edhe ka qenë cak i institucioneve kur ata dalin në “gjah” të profesionisteve të fushave përkatëse.

Aktualisht, Emini është e angazhuar në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës në sektorin përgjegjës për punë juridike. Që këtë punë e bënë me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm. Nuk do mend që puna që e bënë aktualisht është vetëm pika fillestare e plotësimit të rrugëtimit të saj akademik e intelektual.

Përpos, pjesës së shkrimit, rrugëtimit akademik, Liber Emini shquhet edhe për aktivizmin e saj që është pjesë aktive e shoqërisë civile. Ndërkaq, për pasion ka edhe alpinizmin që kryesisht e aplikon me plotë zemër kur viziton alpet më të bukura në Evropë, ato zvicerane. Nga kjo kuptohet qartësisht, që opusi letrar dhe ndërtimi i karakterit të saj janë të një niveli të veçantë që e prish shabllonin e shoqërinë tonë, dhe ndikon thellë në krijimin e një kallëpi të ri që do të shërbej si model frymëzimi për të gjithë.

Librat që ka botuar Liber Emini janë:

  1. Nëse NE jo, KUSH?, dhe nëse SOT
  2. “Gjithëçka që di një burrë për një grua
  3. “Atje, përtej së vërtetës”

Neve na mbetet të urojmë që femrat e tilla sikurse Liber Emini që punojnë fortë, pa kompromis, me shumë zell e disiplinë të shtohen në vendet tona, që kryesisht karakterizohen për paragjykime dhe stereotipe ndaj gjinisë femërore. Që vetëm me punë në heshtje të bëhet “zhurmë” e madhe që ndalon diskriminim e cilës do natyrë dhe mbjellë vetëm meritokracinë. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bashkimi Europian hap hetim ndaj iPadOS

Story i radhës

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime! Partizimi i Agjencisë për Media – Ilire Dauti braktis seancën!

Të fundit nga

ShkoLartë