liam mandiaro hyri ne rinas zyrtari i policise sistemi se kapi kishte pasaporte gjermane 65e641b4bee6e

Liam Mandiaro hyri në Rinas, zyrtari i policisë: Sistemi se kapi, kishte pasaportë gjermane

March 4, 2024
1 minut lexim

Alket Shatro, Zv/drejtori për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda, i ftuar në Top Story sqaroi arrestimin e banorit të Big Brother VIP, Liam Mandiaro.

Sipas Shatros, Liami kur ka kaluar aeroportin në Rinas, pra që ka hyrë në Shqipëri, sistemi nuk ka punuar. Ai ka hyrë në Shqipëri si shtetas gjerman, për herë të parë që nga dhënia e vendimit, për të cilin ai nuk kishte dijeni.

“Më datë 4 .5.2022, prokuroria ka dërguar një urdhër për ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin Liam Osmani. Me të ardhur urdhri është bërë shpallja në kërkim. Ka pasur një dënim të formës së prerë, si një qytetar dhe shtetas gjerman. Ka përdorur sistemin elektronik kur ka hyrë në Rinas dhe në atë moment ky sistem nuk ka gjeneruar alert. Në këtë rast nuk ka dështuar sistemi. Ky shtetas nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar”, tha Shatro.

Ori Nebiaj: Unë kam kaluar vetë në Rinas dhe mi kanë mbajtur me shënim të dhënat sepse nuk ka punuar sistemi

“Sistemi ka funksionuar në atë kohë kur ka kaluar ai por nuk e ka kapur”, tha Shatro.

“Liam Osmani ka bërë daljen me pasaportën shqiptare, në 2019. Në 2022 ka marrë vendim të formës së prerë, ku është dënuar me burg. Më parë ka lënë shtetësinë dhe në datë 27.02 ka hyrë në Shqipëri si shtetas gjerman, por që përdorej për herë të parë nga ky shtetas.”

MARKETING

RENT A CAR

ekspertet e rmv se sygjerojne qe ndihma sociale te jete ne perputhje me rritjen e inflacionit 65e63f5d1aae8
Story i mëparshëm

Ekspertët e RMV-së sygjerojnë që ndihma sociale të jetë në përputhje me rritjen e inflacionit

baba yaga dronet e modifikuar ukrainas qe bartin minat antitank qe i hedhin nga ajri per ti shkaterruar tanket dhe autoblindat ruse 65e641f0a3ace
Story i radhës

“Baba Yaga”, dronët e modifikuar ukrainas që bartin minat antitank që i hedhin nga ajri për t’i shkatërruar tanket dhe autoblindat ruse

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë