LG prezanton monitorin e parë 1440p 240Hz OLED

November 21, 2022
1 minut lexim

LG në heshtje të plotë lançoi monitorin e parë gaming OLED me frekuencë rifreskimi prej 240Hz.

Është një monitor 27-inç me një gamë ngjyrash prej 98.5% DCI-P3 dhe duke qenë se ka teknologjinë OLED ka një kontrast 1.5 milion me 1. Është i certifikuar për AMD FreeSync dhe Nvidia G-Sync.

Në pjesën e jashtme monitori ka një këmbë mbështetëse RGB me lartësi prej 11cm që mund të përkulet me një kënd 20 gradë horizontalisht dhe vertikalisht.

Ka shtatë porta të pasme ku dy janë HDMI dhe një është Displayport, dy porta USB in dhe out dhe një SPDIF.

Derisa monitori GR95 të dalë në shitje janë vetëm dy kategori OLED që mund të zgjidhni aktualisht.

Ose monitorët gjigantë 42 dhe 48-inç 4K me frekuencë 120Hz të cilët më shumë ngjajnë me televizorë të vegjël ose monitorë ultrawide OLED 34-inç me rezolucione 3440x1440p dhe frekuenca mes 165 deri në 175Hz.

Por LG është i pari që lançon një monitor 240Hz OLED i cili është edhe i vogël njëkohësisht. Me çmim prej 999 dollarësh, monitori mund të dalë në shitje pas CES në Janar. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky: NATO-ja duhet ta mbrojë Ukrainën nga ‘sabotimi rus’ në objektet bërthamore

Story i radhës

​Vërshimet në Istog, dëmet materiale konsiderohen të jenë të mëdha

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë