Përgjatë historisë së saj të gjatë, gjiganti Korean LG nuk ka pasur frikë të provojë aventura të reja. Prandaj nuk përbën surprizë që kompania Koreano-Jugore të hyjë në industrinë e NFT-ve.
Në SHBA kompania filloi integrimin e NFT-ve përmes platformën WebOS 5.0 ku përdorurit do të kenë akses në LG Art Lab.
Është një treg për shitblerjen e NFT-ve direkt nga ekrani i televizorit. Mbështetet në rrjetin e Hedera dhe përdor portofolin Wallypto të LG për ruajtjen e aseteve dixhitale.
Kjo platformë ofron edhe një funksionalitet numrimi mbrapsht ku njofton përdoruesit nëse NFT-të do të kenë zbritje.
Lëvizja vjen në një kohë kur interesi rreth NFT-ve ka rënë ndjeshëm mbështetur edhe në të dhënat e Open Sea, tregu më i madh në botë i NFT-ve.
Më 28 Gusht tregu përpunoi 5 milionë dollarë transaksione në NFT, një rënie rekord me 99% nga 405.75 milionë dollarë në 1 Maj 2022.
Gjatë kësaj periudhe edhe vlera e shumë NFT-ve ka rënë ndjeshëm. Në Maj një NFT e Bored Ape Yacht Club ishte 153.7 eth ndërsa sot vetëm 73 eth. /PCWorld Albanian