lezhe goditen me sende te forta nje person arrestohet 67 vjecari procedohet i biri 6898fb581ebc7

Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri

August 10, 2025
1 minut lexim

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 67-vjeçar dhe ka proceduar penalisht djalin e tij, pasi së bashku goditën me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti.



Mësohet se rreth orës 15.30, Salla operative e DVP Lezhe, ka marrë njoftim për një konflikt në rrugën e Kunes, Shëngjin si pasojë e të cilit ka mbetur i dëmtuar shtetasi F. P., 50 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë eshte organizuar puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

“Fale reagimit te shpejte të shërbimeve operacionale të DVP Lezhë, Komisariatit të Policisë Lezhë, Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Policisë Rrugore, rreth 1 ore pas ngjarjes, ne fushe Milot u bë e mundur ndalimi i automjetit me te cilin udhëtonin dy autoret e dyshuar, përkatësisht shtetasit F. D, 67 vjeç dhe E. D, alias E.D, 40 vjeç (babë e bir).

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se konflikti midis autoreve dhe te dëmtuarit ka filluar për motive të dobëta, dhe me pas njeri nga autoret, konkretisht shtetasi F. D., 67 vjeç, dyshohet se ne konflikt e sipër ka goditur me send te forte ne koke shtetasin F. P, duke i shkaktuar dëmtime te renda dhe me pas janë larguar nga vendngjarja.

Në përfundim te veprimeve të para hetimore, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit F. D., vjeç 67, si dhe u procedua shtetasi E. D, vjeç 40, si të dyshuar për kryerjen veprës penale “Plagosje e rende me dashje”, e kryer ne bashkëpunim”, njofton policia.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për hetime te mëtejshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sotir lukrovski ne gare per komunen e karposhit pune dhe disipline rregulla qe do te udheheqe ndryshimin 6898f9b3d565a
Lajmi i mëparshëm

Sotir Lukrovski në garë për komunën e Karposhit: “Punë dhe disiplinë” – rregulla që do të udhëheqë ndryshimin

largoni aromat e pakendshme ne shtepine tuaj ne menyre natyrale 6898fe9fa2be9
Lajmi i radhës

​Largoni aromat e pakëndshme në shtëpinë tuaj në mënyrë natyrale

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë