Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton ishte pjesë e “after-partyt” të Saturday Night Live në Nju Jork, ku është parë duke biseduar me Selena Gomez dhe Kara Delvin.
Selena Gomez ishte e ftuara e radhës që realizoi monologun e saj në SNL mbrëmë, ndërsa pas shfaqjes u takua me yllin e F1 së bashku me modelen Kara Delevin, e cila ishte gjithashtu e pranishme.
37 vjeçari dhe Selena Gomez janë parë edhe më herët së bashku më parë në “InStyle Awards 2017”.
Nga ana tjetër, “The Sun” shkruan se piloti i Mercedesit, është më i afërt me Delevin, pasi është shoqëruar me 29-vjeçaren edhe në Met Gala 2021.
Kujtojmë këtu se Delevin ka marrë pjesë gjithashtu në Grand Prix dhe është fotografuar duke mbajtur tabelën e rrjetit të Hemilton në Çmimin e Madh të Monakos 2015.
Fansat e Selena Gomez, emocionuar kur panë këngëtaren duke biseduar me Hemilton, kanë vërshuar menjëherë në komente.
Një përdorues i Twitter-it shkroi: “Ata duhet të takohen tani.”
Një tjetër shtoi: “Unë thjesht nuk jam gati të shoh dy dashuritë e jetës sime së bashku”.
Dhe një i tretë tha: “Ky është një çift kaq i rastësishëm haha wow”.