Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez nuk ndalon së lavdëruari sulmuesin Robert Lewandowski.
Pas ndeshjes së fundjavë ai u shprej se nuk do ta ndryshonte sulmuesin për asgjë në botë, ndërsa ditën e sotme pak para ndeshjes ndaj Bayernit u shpreh se e sheh sulmuesin polak shumë të motivuar.
Leva do të rikthehet të luajë në “Allianz Arena” ku shkëlqeu për tetë sezone me bavarezët, por këtë herë si kundërshtar.
“E shoh Robertin shumë mirë, është shumë i motivuar, ka pushuar dhe do të jetë i freskët. Mendoj se do të jetë shumë e veçantë për të. Ai është i qetë, transmeton besom dhe është një lider natyral për ekipin”, ka thënë tekniku spanjoll.