Lewandowski përjashtohet, Barcelona fiton me një lojtar më pak 

min lexim

Barcelona ka arritur fitore me mund të madh por shumë të ëmbël në stadiumin “El Sadar”.

Osasuna e pafat që të ndal një pikë në konak të vetin, duke pësuar humbje (1:2) nga Barcelona, në takimin e javës së 14-të të kampionatit spanjoll. 

Që nga minutë e 31-të apo për 59 minuta Barcelona mbeti me një lojtar me pak.

Image

Sulmuesi më i mirë, polaku Robert Lewandowski, ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Ai në një duel në ajër, godet lojtarin kundërshtar dhe gjyqtari nuk e fali polakun, duke e përjashtuar.

Garcia në minutën e 6-të ka shënuar për Osasunën por që pati reagime nga katalunasit duke kërkuar faull, por kjo nuk i la përshtypje gjyqtarit.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 47-të, Pedri ka barazuar rezultatin.

Kur të gjithë menduan se ndeshja po shkon drejt barazimit, Raphinha në minutën e 85-të hesht në stadiumin “El Sadar”.

Ai ka shënuar supergol me kokë nga 16 metra, duke e parabolluar portierin Fernandez.

Barcelona e ka shfrytëzuar dështimin e Realit, humbjen e mbrëmshme me 3:2 nga Vallecanon, që të shkëputet në renditje.

Barcelona kryeson me 37 pikë, ka pesë pikë dhe një ndeshje më shumë se Reali në pozitën e dytë dhe Osasuna renditet në vend të gjashtë me 23 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ngujoi dhe dhunoi për 6-vite familjarët, zbulohen detaje të rënda: Fëmijët flinin pa ngrënë, anti-terrori ka pasur të dhëna se…

Story i radhës

Gratë zbulojnë pyetjet më të këqija që u janë bërë në takimin e parë!

Të fundit nga