Lewandowski krijon probleme të mëdha

min lexim

Largimi i Robert Lewandowski duket se po afrohet çdo ditë e më shumë. Sipas gjasave duket se Bayern Munich do përfundojë duke hapur derën për sulmuesin polak, për sa kohë që merr ofertë 50 milionë euro nga Barcelona, shifër të cilën katalanasit duket se janë të gatshëm ta paguajnë për polakun.

Nëse Bayern dorëzohet, kjo është për shkak të dëshirës së palëkundur të lojtarit, pasi në Mynih janë të vetëdijshëm se, sot, nuk kanë zëvendësues për të.

Kështu shkruan gazeta “Kicker”, e cila thekson se bavarezët kanë probleme serioze për të gjetur një sulmues që mund të mbushë boshllëkun e lënë nga Lewandowski. Klubi bavarez nuk ka në mendje një zëvendësues të përshtatshëm nëse golashënuesi përfundon duke nënshkruar për Barcelonën. Një nga opsionet ishte Harry Kane, sulmuesi anglez që luan për Tottenhamin, por më është përjashtuar si alternativë për këtë verë për shkak të kontratës së tij me “Spurs”.

Prandaj, gjithçka tregon se drejtuesit sportivë të komanduar nga Hasan Salihamidzic po kërkojnë një zëvendësues të përkohshëm për Lewandowskin dhe afrimin e Kane në vitin 2023.

Në skuadrën aktuale të “bardhekuqve” nuk ka asnjë sulmues që plotëson boshllëkun e 33-vjeçarit, vetëm lojtarë si Sadio Mane, Thomas Muller apo Serge Gnabry të cilët pa qenë pozicioni i tyre i natyrshëm, janë në gjendje të luajnë edhe si qendërsulmues.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ursula von der Leyen sot në Shkup, do të mbajë fjalim para deputetëve

Story i radhës

5 tiparet që tregojnë se keni përkrah një person me inteligjencë sociale

Të fundit nga