Lewandowski flet për Benzeman

1 minut lexim

Robert Lewandowski ka folur në lidhje me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.

Lewandowski është lojtari më i ri i Barcelonës.

Me të kaluar në ‘Camp Nou’ u përfol për rivalitetin e tij në kuadër të sulmit me francezin e Realit, Benzeman.

E, në një intervistë për ‘ESPN’, polaku tha se Karim Benzema është një lojtar i jashtëzakonshëm e ka treguar edicionin që lanë pas.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, siç e tregoi sezonin e kaluar në UCL”, tha fillimisht ai.

Ylli polak, gjithashtu u pyet nëse mund të krahasohet me sulmuesin francez, po tha se ai është për një kohë të gjatë në La Liga.

“Karim ka qenë në La Liga për 10 ose 12 vjet dhe ai e di mirë këtë. Nuk dua ta krahasoj veten me të. Kjo do të jetë një sfidë për mua ndërsa ai ka qenë atje për shumë vite”, përfundoi ai.

Lewandowski këtë merkato kaloi nga Bayern Munich te Barcelona për 50 milionë euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush i vrau të burgosurit ukrainas në rajonin e Donbasit? Moska dhe Kievi akuzojnë njëra-tjetrën për sulme me raketa

Story i radhës

Ana e errët e mëmësisë…

Të fundit nga