Tre persona janë arrestuar në Fushë Krujë dhe Shkodër, pasi lëviznin me armë zjarri e municione luftarake në makinë.
Në Fushë-Krujë është arrestuar një 38-vjeçar i indentifikuar si Leonard Gjeli (Mamli, Noka), banues në Kurbin, i cili kishte pistoletën me mulli dhe fishkët luftarak.
38-vjeçari rezulton të jetë me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtes pa leje.
Njëkohësisht u arrestua edhe 28-vjeçari Xhentil Çypi, drejtuesi i mjetit tip “Audi” me të cilën lëvizte personi që mbante armën.
Në momentin e ndalimit, këta persona kanë tentuar të largohen me automjet, por nga ndërhyrja e shërbimeve të policisë u arrestuan.
Gjithashtu një 33-vjeçar i identifikuar si Saed Muça është arrestuar në Shkodër, pasi qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak në automjet.
Mbi ta rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.