levizje e papritur diddy do te dale nga burgu me heret se sa ishte planifikuar 6ae8b691ccb35

Lëvizje e papritur, Diddy do të dalë nga burgu më herët se sa ishte planifikuar?

November 2, 2026
1 minut lexim

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs do të lirohet nga burgu më herët se sa ishte planifikuar fillimisht. Data e lirimit të tij është ndryshuar disa herë në muajt e fundit dhe tani është shtyrë përsëri, raporton TMZ.

Sipas të dhënave të fundit nga Byroja Federale e Burgjeve e SHBA-së, Combs është planifikuar të lirohet më 6 shkurt 2028, transmeton Indeksonline.

Muajin e kaluar, data e lirimit të tij ishte listuar si 2 mars 2028, dhe më parë ishin përmendur edhe 21 janari, 5 dhe 20 shkurti i të njëjtit vit.

Ndryshimi i datës vjen pas një sërë problemesh që Combs pati gjatë vuajtjes së dënimit të tij në burgun federal Fort Dix në New Jersey. Për shkak të incidenteve, ai u transferua së fundmi në burgun Allenwood në Pensilvani, sipas TMZ.

Kujtojmë që në vitin 2025, Combs u shpall fajtor për dy akuza për transportimin e personave përtej kufijve të shteteve amerikane me qëllim prostitucioni, duke shkelur kështu të ashtuquajturin Akti Mann.

Për veprat penale për të cilat u shpall fajtor, ai u dënua me 50 muaj, ose katër vjet e dy muaj burgim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sela kerkon reagimin e prokurorise dhe mpb se postimi i kryetarit te butelit permban kercenime 6ae8b68da4eab
Lajmi i mëparshëm

Sela kërkon reagimin e Prokurorisë dhe MPB-së: Postimi i kryetarit të Butelit përmban kërcënime

filipce si do ti marrin pensionet 11000 pensioniste me ekspozitura te mbyllura dhe kartela qe nuk funksionojne 6ae8b7235215e
Lajmi i radhës

Filipçe: Si do t’i marrin pensionet 11,000 pensionistë, me ekspozitura të mbyllura dhe kartela që nuk funksionojnë

Të fundit nga

ShkoLartë