Një video e re tregon lëvizjen që Trump e kishte bërë që me gjasë ia kishte shpëtuar jetën, pasi plumbi që e goditi në vesh do të shkaktonte pasoja më të mëdha.
Gjatë tubimit në Butler të Pennsylvania, Trump u qëllua në vesh nga një sulmues tashmë i identifikuar nga FBI.
Para se të goditej ai kishte lëvizur kokën gjatë fjalimit, duke shmangur goditjen në kokë që sigurisht se do t’i shkaktonte lëndime shumë më të rënda, e ndoshta edhe vdekjen.
Në pjesën e sipërme të anës së djathtë të videos, shihet momenti kur plumbi lëvizë me shpejtësi, i cili më pas e godet në vesh.
Në fund të videos, Trump shihet duke e mbajtur dorën në vesh që i ishte mbuluar nga gjaku.
Burimi: botasot.info