levizja e papritur ne rrjete sociale cifti i njohur i bbva ndan rruget 6a70d63bcb956

Lëvizja e papritur në rrjete sociale, çifti i njohur i BBVA ndan rrugët

August 3, 2026
1 minut lexim

Nga një prej çifteve më të dashura kemi lajme të këqija, dhe këtë herë mesa duket seriozisht!

Që nga dita kur romanca e tyre lindi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” në vitin 2021, Sarah Berisha dhe DJ PM kanë qenë vazhdimisht në qendër të spekulimeve për ndarje. Pothuajse çdo periudhë kur nuk janë shfaqur bashkë, nuk kanë publikuar foto apo kanë qenë më pak aktivë në rrjetet sociale, është shoqëruar me lajme se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund. Megjithatë, në çdo rast, dyshja ka vazhduar lidhjen, duke zgjedhur ta jetojë larg vëmendjes së publikut.

Edhe vetë DJ PM ka deklaruar më herët se preferon një marrëdhënie 100 për qind private, duke lënë të kuptohet se mungesa e postimeve nuk është domosdoshmërisht tregues i problemeve mes tyre.

Por këtë herë, ndjekësit kanë vënë re diçka që nuk kishte ndodhur më parë.

Sarah Berisha dhe DJ PM nuk ndiqen më në Instagram, një veprim që ka shtuar ndjeshëm dyshimet për një krisje mes tyre.

Vëmendje ka marrë edhe fundjava e Sunny Hill Festival. Sarah ishte e pranishme në festival, por u shfaq e vetme. Në të njëjtën kohë, ajo ndau në Instagram këngën “The One That Got Away” të Katy Perry, një baladë që flet për një dashuri të humbur dhe për personin që mbetet peng i jetës.

Edhe pse Sarah nuk ka bërë asnjë koment për domethënien e postimit, zgjedhja e kësaj kënge është interpretuar nga shumë ndjekës si një mesazh me nëntekst.

Deri tani, as Sarah Berisha dhe as DJ PM nuk kanë reaguar për aludimet e fundit. Megjithatë, për herë të parë që nga nisja e historisë së tyre të dashurisë, unfollow në Instagram është parë si detaji më i fortë që mund të sinjalizojë se kësaj here spekulimet mund të kenë një bazë më të fortë se herët e kaluara. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjike policja 31 vjecare vdes pas heqjes se implanteve te gjirit 6a70d570bcd2c
Lajmi i mëparshëm

Tragjike: Policja 31-vjeçare vdes pas heqjes së implanteve të gjirit

spital i ri ne kercove por jo ne objektin 40 vjecar qytetaret skeptike pas dekadash premtimesh 6a70d8e0a6db0
Lajmi i radhës

Spital i ri në Kërçovë, por jo në objektin 40-vjeçar, qytetarët skeptikë pas dekadash premtimesh

Të fundit nga

ShkoLartë