Lëvizja e lirë e mallrave në agjendën e skriningut bilateral në Bruksel

February 6, 2023
min lexim

Sot delegacioni I Maqedonisë së Veriut filloi takimi e katërt të skriningut bilateral me Komisionin Evropian për kapitullin e parë “Lëvizja e lirë e mallrave”, që është pjesë e klasterit të dytë “Tregu i brendshëm”.

Lëvizja e lirë e mallrave është një nga katër liritë themelore të BE-së. Parimi i lëvizjes së lirë të mallrave nënkupton që produktet të cilat prodhohen në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian mund të qarkullojnë lirshëm edhe në shtetet tjera përbrenda tregut të vetëm të BE-së.

Tregu i vetëm i BE-së u themelua 30 vite mëparë, umëron 415 milionë konsumatërë dhe përbën 18% të ekonomisë së përgjithshme botërore. Shkëmbimi tregtar i mallrave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian është kap vlerën e mbi 10 miliardë euro, respektivisht 5.2 miliardë euro import të mallrave nga vendet e BE dhe 5 miliard euro eksport të mallrave nga vendi ynë për në vendet e Bashkimit Evropian.

Legjislacioni i harmonizuar evropian mbi produktet, i cili duhet të transpozohet, përfaqëson pjesën më të madhe të acquis. Për më tepër, është thelbësore të ekzistojnë kapacitete të mjaftueshme administrative për të njoftuar kufizimet në tregti dhe për të zbatuar masat horizontale dhe procedurale në fusha të tilla si standardizimi, vlerësimi i konformitetit, akreditimi, metrologjia dhe mbikëqyrja e tregut.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga zëvendës kryenegociatorja e Maqedonisë së Veriut me BE-në znj. Drita Abdiu-Halili dhe përfaqësues të institucioneve të tjera për këtë kapitull si që janë: Ministria e Ekonomisë së institucion bartës i kapitullit, Ministria e punëve të brendshme, Ministria e shëndetësisë, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave, Ministria e transportit dhe lidhjeve, Instituti për akreditim, Instituti për standardizim, Byroja e metrologjisë, Inspektorati i tregut, Inspektorati sanitar dhe mjekësor, Agjensioni për barna dhe pajisje mjekësore, Agjensioni për komunikime elektronike, Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Kabineti i Zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike dhe investime si dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Duke respektuar detyrimet e shumta nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA), që nga viti 2009 kemi miratuar një Strategji gjithëpërfshirëse horizontale për Lëvizjen e Lirë të Mallrave dhe kemi zbatuar plotësisht një Plan Veprimi për përputhjen me nenet 34-36 të TFBE, i cili rezultoi me gjithsej 42 akte ligjore që u identifikuan si masa me efekt ekuivalent të kufizimeve sasiore të cilat janë shfuqizuar apo ndryshuar deri në vitin 2016. Aktualisht, me mbështetjen e asistencës teknike të BE-së, në kuadër të projektit IPA “Forcimi i tregut të brendshëm”, kemi filluar përgatitjen të një strategjie të re, të përditësuar me Acquis-në më të fundit dhe rifilluam një shqyrtim gjithëpërfshirës të legjislacionit përkatës nga aspekti i shkaktimit të pengesave jotarifore në tregti, me qëllim përgatitjen e një plani të ri aksional me afate për menjanimin e këtyre pengesave” – theksoi mes tjerash në fjalën e saj zv/Kryenegociatorja Drita Abdiu-Halili.

Janë të nevojshme akoma më shumë reforma substanciale në fushën e këtij kapitulli dhe padyshim që hapja e kapitujve gjatë bisedimeve për anëtarësim të pliotë në BE si dhe mbështetja e vazhdueshme nga Komisioni Evropian, do të sigurojnë impulsin e nevojshëm për një implementim më të thellë dhe efikas të reformave sa i përket lëvizjes së lirë të mallrave.

Prezantimet e legjislacionit kombëtar dhe kapaciteteve institucionale të vendit tonë për kapitullin e parë “Lëvizja e lirë e mallrave” do të vazhdojnë për 4 ditë me rradhë, kurse të premten fillon skriningu bilateral për kapitullin e katërt “Lëvizja e lirë e kapitalit”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këshilla për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të fortë pas martesës

Story i radhës

​Përmes platformës “Super Puna” planifikohet punësimin i mbi 10 mijë të rinjve

Të fundit nga

ShkoLartë