27
Tetovë, 30 nëntor – Sot, në Sllatinë, mbyllëm me sukses zgjedhjet brenda partiake të Lëvizjes Demokratike për Komunën e Tearcës.
Përmes një procesi të organizuar dhe gjithëpërfshirës, u zhvilluan zgjedhjet në 8 nëndegë, duke dëshmuar përkushtimin tonë për demokraci të vërtetë dhe transparencë.
Hapi i radhës: Kuvendi Zgjedhor për degën e Tearcës, ku do të zgjedhim kryetarin dhe strukturat drejtuese që do të udhëheqin drejt sukseseve të reja.
Kjo është dëshmi e përkushtimit tonë për të ndërtuar një të ardhme të fortë dhe për të përforcuar themelet e bashkëpunimit brenda Lëvizjes Demokratike.
Faleminderit të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve për angazhimin dhe energjinë e tyre gjatë këtij procesi të rëndësishëm. Bashkë, po ndërtojmë një Lëvizje më të fortë dhe më të qëndrueshme.
BURIMI: zhurnal.mk