Lëvizja BESA: Përse nuk realizohen projektet në vendbanimet shqiptare të RMV-së?

Përse nuk kanë të sosur Skandalet? Çdo ditë popullata tronditet nga ndonjë skandal i ri!!!

A është e mundur që një gazetar të koordinojë dhe udhëheqë realizimin e projekteve më të mëdha infrastrukturore, apo një kleptoman i dëshmuar, i cili çdo institucion që i është besuar të udhëheqë, e ka sjellë në bankrot?!

Çka po ndodh me ndërtimin e rrugës Izvor – Ura e Boshkut.

Punimet në mënyrë pompoze kanë filluar me muajin nëntor të vitit 2021.

Afati i ndërtimit të kësaj rruge u tha që do jetë brënda 24 muajëve.

Pse politikanët shqiptar në Qeverinë e RMV këtë rrugë po e përdorin vetëm dhe vetëm kur u duhet që të fotografohen?

Si është e mundur që ndërtimi i një rruge regjionale me gjatësi prej 18 kilometrave të arrijë vlerën deri 24 milionë euro, që i bie 1.3 milion euro për kilometër. A mundet qytetari ynë të përballojë këto kosto dhe sidomos në këtë kohë të krizës globale?! Edhe sa breza do jenë borxh vetëm e vetëm se politikanët këtu duan të vjedhin?

Deri ku kanë arritur punimet në këtë rrugë edhe kur pritet që të përfundojë ky projekt?

Pasi që sipas punimeve në teren nuk përfundon në fund të vitit 2023 ashtu si u trumbetua?!

Rexhep Asani (arkitekt), departamenti për Transport dhe Lidhje i Lëvizjes BESA

GAZETA.MK nuk mbanë përgjegjësi për kumtesat zyrtare të partive politike, institucioneve shtetërore apo OJQ-ve, njëjtë siç nuk mban përgjegjësi edhe për shpërndarjen e publikimeve në rrjete sociale nga ana e personave të caktuar. GAZETA.MK këto tekste i publikon në formë INTEGRALE.

Story i mëparshëm

“Mbi 80 % e shqiptarëve duan të largohen nga vendi”/ Berisha: Alibeaj i shërben Ramës

Story i radhës

Miloti: Emocion i veçantë

Të fundit nga