BDI-ja me metodat e saja të ulta po gënjen çdo ditë e më shumë qytetarët. BDI gënjeu përsëri se “gjoja” kanë arritur marrëveshje që mësimi të fillojë të hënën.
Edhe pse përmes komunikatës partiake e paralajmëruan ditë më parë një gjë të tillë, por kjo nuk ndodhi.
Tentativa e sotshme për të arritur marrëveshje mes Qeverisë dhe SASHK-ut, ishte e pa suksesshme, duke mos i pranuar kërkesat e mësimdhënësve nga ana e Qeverisë. Me këto veprime, BDI mundohet t’ju bëj presion të punësuarve në arsim.
Mirë është që brenda këtij subjekti të harmonizohen qëndrimet, ministri i financave nga radhët e tyre deklarojë se nuk do të ketë rritje të pagave, ministri i arsimit po nga kjo parti duket se nuk ka ide për të menaxhuar me situatën ndërsa qëndrimi i BDI-së ishte se “mësimi do të fillojë”, në këtë rast kemi tre palë që mashtrojnë ndërsa janë nga e njejta parti, prandaj edhe vazhdimi i grevës nga ana e SASHK është vendim i duhur dhe ka mbështetjen e plotë të Lëvizjes BESA.
GAZETA.MK nuk ndërhynë në tekstet integrale të partive politike dhe për të njëjtat nuk mban përgjegjësi