Lëvizja BESA: Arbër Ademi ka ngatërruar adresën

April 19, 2022
min lexim

Deklarata e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi është e pa bazë, nxitëse dhe ka për qëllim të defokusojë opinionin nga aferat korruptive dhe pa aftësinë e qeverisë ku BDI bën pjesë. Lëvizja BESA nuk është në koalicion me asnjë parti politike në Qytetin e Shkupit dhe nuk mban përgjegjësi për mos respektimin e gjuhës shqipe që sot po e vëren në shumë institucione që udhëhiqen nga BDI dhe LSDM. Arbër Ademi ka ngatruar adresen, në vend ti drejtohet Lëvizjes BESA le t’i adresojë shqetsimin e tij deri te drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve të cilin e ka nga rradhët e partisë së tij.

Tensionet ndëretnike në vend gjithmonë janë nxitur dhe krijuar nga qeveritë ku BDI-ja ka qenë pjesë and dhe atë vetëm për qëllime politike. Rastet e rrahjes së nxënësve shqiptar, vendosja e kryqit në lagjen “Aerodrom”, arrestimi i nënave të pafajshme shqiptare, të gjitha mbajnë vulën e qeverisjes së BDI-së, pastaj thirrjet raciste të “komitëve”, janë bërë në kohën kur me FFM drejton njeriu më i afër i liderit të BDI-së.

Pamjet tmerruese të rastit “Monstra” kur policia speciale tërhiqte zvarrë grate shqiptare, ende janë në memorjet tona, ndërsa BDI në atë kohë mbështeti aksionin policor, duke i cilësuar si të rrezikshëm dhe “terrorist”.

Arbër Ademi para se të akuzoj të tjerët ai duhet të jep llogari për tekstet fyese shkollore nga koha e tij të cilat krijojnë ndasi etnike, duke i nënçmuar nxënësit shqiptar. Poashtu ai duhet të përgjigjet për shkatërrimin e arsimit në Maqedoni, me theks të veçantë arsimin shqip. Nuk mund të flet për politika të mëdha një njeri që me vite të tëra nuk mund të ndërtojë një shkollë në Butel dhe në Veles. Pra, dështimet në arsim sjellin ndasitë dhe pa barazitë etnike dhe arsimore.

Që ta di Arbër Ademi, Lëvizja BESA ka punuar në arritjen e barazisë mes dy etniteteve më të mëdha në vend, për dallim nga BDI-ja që çdoherë ka investuar në ndarje, në urrejtje etnike, shkatërrimin dhe politizimin e arsimit në vend.

GAZETA.MK nuk ndërhynë në tekstet integrale të partive politike dhe për të njëjtat nuk mban përgjegjësi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Britania ndihmon sërish Ukrainën, ja çfarë armësh do t’i dërgojë

Story i radhës

СУПЕР МИЛИОНЕР, МИЛИОНЕР И МИНИ ЏЕКПОТ однесоа 16 милиони денари  кај играчите на Видеолотарија за една недела

Të fundit nga

Flet vëllai i Gjylejta Ukellës

Familja e Gjyljeta Ukellës është shprehur e kënaqur me vendimin e gjykatës për dënim me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin. Vëllai i saj, Shpat Ukella tha se më këtë vendim u

Премиум ЏЕКПОТOТ на Видеолотарија со добивка Мерцедес Бенз е 220 д, влезе во зона на паѓање

Ги одбројуваме последните денови од 2024 и се радуваме заедно со нашите ВЛТ играчи. Видеолотарија Касинос Австрија со задоволство и возбуда ја споделува информацијата дека празничната ВЛТ добивка-ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ со фантастичниот МЕРЦЕДЕС
ShkoLartë