BESA

Lëvizja BESA: 9 Maji është “Dita e Evropës” dhe e protestës më të madhe në Maqedoninë e Veriut

May 9, 2022
1 minut lexim

Sot, më 9 Maj përkujtojmë ditën e Evropës, përkujtojm hapin e parë drejt krijimit të Bashkimit Evropian projekt ky që do të sillte paqe, vëllazëri dhe bashkëpunim ndërfqinjësorë. Pikërisht, në këtë drejtim janë edhe politikat tona, properëndimore dhe në luftë me kohën për t’u bërë edhe ne pjesë e kësaj aleance.

Në këtë frymë dhe në këtë drejtim, pikërisht, ne sot përkujtojm 9 majin edhe për protestën më të madhe që nga pas lufta, atë të 2016-tës të organizuar nga Lëvizja BESA, protestë kjo që do të rikthente shpresën e shqiptarëve duke lëkundër në temel qeverin e atëhershme. Qytetarët, shqiptarët i thanë BDI-së, MJAFT!

Protesta është legjitime, andaj shqiptarët një zëri nga të gjitha qytetet e RMV- së u organizuan për t’i thënë STOP rasteve të montuara, shtypjeve policore dhe presioneve të ndryshme shtypëse nga të gjitha anët. Ne, do t’a mbajmë mend gjatë në memorien tonë duke e përkujtuar në çdo kohë atë dhe duke kërkuar llogari e përgjegjësi për çdo rast të montuar, për çdo shkelje e shtypje të bërë ndaj shqiptarëve. Ne, do të vazhdojmë të jemi ZËRI i shqiptarëve ashtu siç e kemi bërë në vazhdimësi me aksione të ndryshme dhe shfrytëzimin e çdo mekanizmi demokratik.

Shqiptarët, janë faktor kyç në këtë vend. Lëvizja BESA është dhe mbetet e popullit e shqiptarëve!

MARKETING

RENT A CAR

rusia po rekruton njerez ne kosove per te luftuar ne ukraine karamuco dy levizjet qe mund te beje putini 6278db765443a
Story i mëparshëm

“Rusia po rekruton njerëz në Kosovë për të luftuar në Ukrainë”, Karamuço: Dy lëvizjet që mund të bëjë Putini

ABDULSELAM SELAMI
Story i radhës

Zv/drejtori Selami: Jemi një hap përballë derës së madhe europiane

Të fundit nga

ShkoLartë