Këshilli Drejtues i Lëvizjes Arbëria ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në Shkup, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe çështje organizative dhe operative të subjektit politik.
Nga kjo mbledhje, Lëvizja Arbëria ka rikonfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit politik me VLEN-in, duke theksuar gatishmërinë për koordinim dhe veprim të përbashkët në funksion të përfaqësimit të shqiptarëve dhe adresimit të sfidave politike në vend.
Në fokus të diskutimeve kanë qenë edhe forcimi i strukturave organizative, komunikimi publik dhe angazhimet e ardhshme operative të subjektit.
Në komunikatën e plotë, Lëvizja Arbëria thekson përkushtimin ndaj bashkëpunimit politik konstruktiv, transparencës dhe veprimit në interes të qytetarëve.
Komunikata e plotë:
“Sot, Këshilli Drejtues i Lëvizjes Arbëria mbajti mbledhjen e radhës në Shkup, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për çështje organizative dhe operative të subjektit.
Në kuadër të diskutimeve, Lëvizja Arbëria rikonfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit politik me VLEN-in, duke theksuar gatishmërinë për koordinim dhe veprim të përbashkët në funksion të përfaqësimit sa më të denjë të shqiptarëve dhe adresimit të sfidave politike në vend.
Po ashtu, në mbledhje u diskutua edhe për forcimin e strukturave organizative, komunikimin publik dhe angazhimet e ardhshme operative të subjektit.
Lëvizja Arbëria mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit politik konstruktiv, transparencës dhe veprimit në interes të qytetarëve”, përfundojnë nga Lëvizja Arbëria.
Burimi: alfax.mk


