Drejtori i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka insistuar që Xabi Alonso do të mbetet te klubi gjerman edhe pas verës.
Spanjolli po e bën namin në Bundesligë duke e mbajtur Leverkusenin në vendin e parë me pesë pikë më shumë se Bayern Muncheni.
Liverpooli po kërkon një zëvendësim për trajnerin e vet, Jurgen Klopp, i cili do të largohet në fund të sezonit, dhe shpresat i kishin te ish-lojtari i tyre.
“Njëra punë është kontrata. Alonsoja është nën kontratë deri më 2026”, ka thënë Rolfesi për Sport1.
“Gjëja tjetër është se sa rehat ndihet ai, familja e tij dhe ai e di se çfarë ka në këtë klub”.
“Ai ka një ekip shumë të mirë, ne do ta kemi një perspektivë shumë të mirë vitin e ardhshëm dhe nuk do të ketë ndryshime në skuadër.