Leutrim Rexhepi, fitore me vlerë të trefishtë

September 17, 2023
min lexim

Leutrim Rexhepi është fitues i garës së katërt në disiplinën super auto sllallom, e cila u mbajt të dielën në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Anëtari i AK Ferizajt, dy vozitjet në shtegun me gjatësi prej 1.7 kilometra i kaloi për kohën 03:24.254 minuta (01:42.704 dhe 01:41.550).

Fitorja e Leutrimit pati vlerë të trefishtë dhe ai është shprehur i kënaqur me këtë fakt.

“Jam i lumtur për këtë fitore, pasi pati vlerë të trefishtë.

Përve] në aspektin personal, fitorja e ndihmoi AK Ferizajn të jetë në pozitën e parë në plasmanin ekipor, e çka është edhe më e rendësishme, me këtë fitore jemi edhe kampionë në plasmanin gjeneral të disiplinës super auto slllallom”, ka thënë Leutrimi pas fitores për faqen zyrtare të FASK-ut.

Në pozitën e dytë, në plasmanin gjeneral u rendit Egzon Ukëhaxhaj i Prishtina RT, i cili me Opel Astra, në krahasim me fituesin pati vonesë prej 09.248 sekonda.

Podiumi i fituesve u plotësua me Arjeta Ryshën, e cila sivjet është duke shkëlqyer. Javën e kaluar ajo e siguroi titullin e kampiones në klasën e saj në disiplinën malore, ndërsa sot doli e para në Klasën 4 në super auto sllallom si dhe treta në plasmanin gjeneral.

AK Ferizaj i takoi pozita e parë në plasmanin ekipor me 60 pikë, aq sa pati edhe Prishtina RT në pozitën e dytë, por ferizajasit patën kohë më të shpejta, që ishte përcaktuese në renditje, derisa në pozitën e tretë u rendit AMTKK.

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)

1.Gjengiz Hajrullahu (AMTKK – Renault Clio)

Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 1)

1.Dren Mariqi (AMTKK – Citroen C2)

Klasa 3 (mbi 1600-2000 ccm – Grupi 1)

1.Brunilda Gjura (Prishtina RT – Fiat Punto)

Klasa 4 (mbi 2000 ccm – Grupi 1)

1.Arjeta Rysha (Ferizaj – BMW)

2.Leutrim Krasniqi (Prishtina RT – Golf)

3.Driton Qerimi (Prishtina RT – BMW)

4.Suanda Jabllanica (AMTKK – Skoda)

5.Vehad Qorrolli (Vjosa – BMW)

Klasa 6 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 2)

1.Ardrit Namligjiu (Ferizaj – Skoda)

Klasa 7 (mbi 1600-2000 ccm – Grupi 2)

1.Arlind Ramadani (Prishtina RT – Opel Astra)

Klasa 8 (mbi 2000 ccm – Grupi 2)

1.Fatbardh Qerimi (Prishtina RT – BMW)

2.Valon Jaha (Prishtina RT – BMW)

3.Pajtim Qupeva (AMTKK – Audi A3)

Klasa 9 (deri 1400 ccm – Grupi 3)

1.Hysen Iseni (Ferizaj – Peugeot)

2.Elldonis Llapashtica (Eurogoma RT – Suzuki Swift)

Klasa 11 (mbi 1600-2000 ccm – Grupi 3)

1.Leutrim Rexhepi (Ferizaj – Golf)

2.Egzon Ukëhaxhaj (Prishtina RT – Opel Astra)

3.Nicusor Fota (Prishtina RT – Renault Clio)

4.Valdrin Krasniqi (Ferizaj – Opel Astra)

Plasmani gjeneral:

1.Leutrim Rexhepi (Ferizaj – Golf)

2.Egzon Ukëhaxhaj (Prishtina RT – Opel Astra)

3.Arjeta Rysha (Ferizaj – BMW)

Plasmani ekipor:

1.AK Ferizaj 60 pikë

2.Prishtina RT 60

3.AMTKK 52

4.Eurogoma RT 15

5.Vjosa 8

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Autobusi me ngjyrën rozë nesër nis rrugëtimin, ofron shërbim të mamografisë falas

Story i radhës

Kishin shkuar për muaji mjalti, por gjetën vdekjen nga përmbytjet: Identifikohet çifti në Greqi

Të fundit nga

ShkoLartë