LETRA: Presidenti Biden i shkruan Vjosa Osmanit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës (FOTO LAJM)

February 15, 2022
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka shkruar një letër urimi për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, presidentes, Vjosa Osmani.

Në letër Biden thotë se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre 14 viteve dhe e ka falënderuar Osmanin që e ka ndarë Medaljen Presidenciale post-mortem për djalin e tij, Beau.

Biden shtoi se duhet të përparojë dialogu Kosovë-Serbi, i cili sipas tij duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Osmani ka thënë se është e lumtur që ka pranuar letrën nga Biden në të cilën potencohet përkrahja e fuqishme e SHBA-së për Kosovën.

“Jam e lumtur ta ndaj me ju urimin e Presidentit Biden për ditën e pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtin, në të cilin ai potencon se Shtetet e Bashkuara mbesin partner i palëkundur i Kosovës”, ka shkruar ajo.

Osmani ka komentuar letrën e Biden duke cekur pikat ku ai thotë se Ksoova ka treguar lidership në skenën ndërkombëtare.

“Presidenti Biden në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, Presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë. Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me ShBA-të!”, përfundoi ajo./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prag lufte me Rusinë/ Ministria e Mbrojtjes dhe banka e Ukrainës goditen nga një sulm kibernetik

Story i radhës

Facebook ndryshon emërtimin e kohështrirjes

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë