Letra e krerëve shtetërorë dërguar Bakoyannis-it, deklarohet Kusari-Lila – jep disa detaje

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila foli për legjislativin dhe qeverisjen Kurti II, me theks të veçantë aktivitetin e kësaj legjislature, të arriturat dhe sukseset me gjithë sfidat që kanë përcjellë këtë legjislaturë.

Ajo foli edhe për letrën e krerëve shtetërorë dërguar Bakoyannis-it, raportuese për Kosovën në KiE.

Kusari-Lila, në pyetjen e gazetarit lidhur me letrën e krerëve shtetërorë dërguar raportueses për Kosovën në KiE, Doris Bakoyannis, tha se kjo nuk është e pazakontë dhe shtoi se kjo është një letër standarde pa të cilën nuk do të votohej raporti për anëtarësim në KiE , e cila do të mbahet më 27 ,mars në Komitetin për çështje Politike.

“Letra nuk është asgjë më shumë, sesa një formalitet që i duhet përmbajtur, kurse pjesëve të tjera, të cilat iu referohet letra, nuk janë pjesë, por referencë të opinionit të raportueses Bakoyannis”, deklaroi Kusari-Lila.

Ndryshe, raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, përmes një raporti 26 faqësh i ka rekomanduar Këshillit të Ministrave pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Bakoyannis u ka kërkuar ministrave të Këshillit të Europës, që me 27 mars të votohet raporti i saj për Kosovën, për anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

Story i mëparshëm

Rrjeti elektrik është gati të shpërthejë në katër qytete – shteti evropian me strategji të re për veturat elektrike

Story i radhës

ASh-ja e Selës i thotë “JO propozimit të Taravarit dhe Mickoskit”

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez