Një mjeke gjermane u dënua me dy vjet e nëntë muaj burgim për lëshimin e paligjshëm të certifikatave shëndetësore gjatë pandemisë.
Një gjykatë rajonale në qytetin Weinheim konfirmoi të martën se mjekja u dënua për “lëshimin e certifikatave të pasakta shëndetësore” për njerëzit nga e gjithë Gjermania, shumicën e të cilëve nuk i kishte takuar apo ekzaminuar kurrë, raportoi AP.
Përveç dënimit me burg, asaj iu ndalua ushtrimi i profesionit për tri vite dhe u urdhërua të paguante 28,000 euro, shumën që kishte marrë për lëshimin e certifikatave mjekësore.
Asistentja e saj e zyrës u gjobit me 2700 euro.
Burimi: GAZETA.MK