leshohen studentet kane pune me pak si erdhi kerkesa per shtrenjtim te biletes prishtine mitrovice 68225656a8ea3

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

May 12, 2025
min lexim

Disa kompani në Mitrovicë kanë kërkuar që çmimi i biletave për në Prishtinë nga 1.50 cent të bëhet 1.80. Por kjo iniciativë nuk është aprovuar nga shoqata e autobusëve në këtë rajon. Kjo kërkesë erdhi pasi numri i udhëtarëve pritet të bije kur studentët do të përfundojnë ligjëratat universitare.

Rruzhdi Binaku çdo ditë udhëton me autobusin e linjës Mitrovicë -Prishtinë.

Kjo pasi Binaku tash e disa vite punon në kryeqytet.

E çmimi i biletës që paguan për rrugën që bënë nga fshati Lumadh i Vushtrrisë në Prishtinë për  të është i lartë.

“Bilat shumë shtrenjte është , se nafta u lirua, 1 euro e 15 cent  e tash bileta është katastrofë  . Atëherë ke më shumë llogari me ardhme kerr e mbush kerrin edhe një javë ditë vjen”, thotë ai.

Por ky çmim nuk po i duket i lartë disa kompanive që transportojnë udhëtarë nga Mitrovica në Prishtinë.

Madje, ata kanë kërkuar që çmimi i biletës të rritet për 30 centë.

Shoferët e linjave Prishtinë Mitrovicë nuk kanë dashur të flasin para kamerës. Mirëpo ata kanë thënë se ka pasur një iniciativë që biletat prej Prishtinë në Mitrovice të bëhen prej 1.50 cent në 1.80 cent iniciativë e cila nuk është aprovuar.

E kjo iniciativë sipas Shoqatës së Autobusëve në Mitrovicë ka ardhur nga disa kompani të vogla.

Kërkesa për rritjen e çmimi ishte bërë pasi së shpejti pritet të ulët numri i udhëtarëve studentë,  të cilët do të përfundojnë ligjëratat universitare.

“Kanë pas disa që nuk janë kompetent për atë punë që i kanë një autobusë dy, disa firma që nuk ja vlen me fol më të, nuk kanë udhëtar dhe kanë menduar me shtrejtu biletat, kur shtrenjtohen biletat ne i qesim në media e gjejmë një arsye për çka është shtrenjtuar. Kanë qenë disa kompani të vogla, një apo dy , tash është pak sezona ju bien puna për Prishtinë dhe janë munduar hajt të bëjmë diçka me interesant .Nuk kanë dhënë kurrfarë arsye veç lëshohen studentët ka me pak punë edhe qata”, ka thënë Enver Boletini nga shoqata e autobusëve në Mitrovicë

E kjo kërkesë për disa udhëtarë është e paarsyeshme.

“Jo nuk është i arsyeshëm, ma real është 1. 50, tash nuk po e di janë shtrenjtuar krejt”, u shpreh një udhëtar

Për herë të fundit çmimet e biletave nga Prishtina në Mitrovicë janë ngritur në vjeshtën e vitit 2022.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ukraina shkaterron sistemin e mbrojtjes kunderajrore ruse me vlere 25 milione dollare 682255de293a0
Story i mëparshëm

Ukraina shkatërron sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse me vlerë 25 milionë dollarë

egli tako paralajmeron kengen e re duket provokuese ne nje nga pjeset e klipit 68225782a5b82
Story i radhës

Egli Tako paralajmëron këngën e re, duket provokuese në një nga pjesët e klipit

Të fundit nga

Son i vendosur për trofeun e parë me Tottenham

Kapiteni i Tottenham Hotspur, Son Heung-Min, është i vendosur të shkruajë histori me klubin londinez në finalen e Europa League kundër Manchester United, që zhvillohet të mërkurën në Bilbao. Son, në konferencën

Albin Kurti flet për koalicionin “ideal”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në. “Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe,
ShkoLartë