Lëshohen pullat postare “Tëbanat (stanet) tradicionale të bjeshkëve të Kosovës’’

min lexim

Filatelia e Postës së Kosovës, sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Tëbanat (stanet) tradicionale të bjeshkëve të Kosovës’’.

Vetë termi “stan” vjen nga mesjeta, kur stanet kishin lidhje me blegtorinë jo vetëm në rajone, por në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Siç u potencua, ato konsiderohen vendverimi i bagëtisë, ku barinjtë çojnë kopetë e tyre për të siguruar më shumë ushqim dhe për t’iu shmangur nxehtësisë gjatë muajve të verës.

Përgjatë shtegut, ndërsa i afrohesh fshatrave, nga pylli me dushk mund të shohësh disa stane për bagëtinë, çatia e të cilave është punuar në mënyrë artizanale dhe e mbuluar me bar të thatë, mënyrë kjo shumë e vjetër, e përdorur për të mbuluar vendet ku mbaheshin bagëtitë.

Posta e Kosovës, me pamjen e këtyre pullave postare, theksoi se e vlerëson dhe promovon traditën artizanale të staneve e bujtinave të ngritura në bjeshkët e bukura të Kosovës, që po sodisin turistë malorë vendas e të huaj, me ushqime tradicionale e mikpritje karakteristike që ka trashëguar populli ynë i lashtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alqi Bllako me akuzë të re për inceneratorin e Elbasanit! Lista shtohet edhe me Mirel Mërtirin

Story i radhës

Në qytetin e ministrit Spasovski, Kumanovë, të rinjtë shqiptarë mund të vriten pa e ditur nga kush dhe pse?

Të fundit nga