Gjatë ditës së sotme janë lëshuar dy shadërvan tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë.
Drejtori për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Mitrovicës, Elvis Feka, ka thënë se kjo është bërë për të bërë Mitrovicën “destinacion të turizmit”.
“Kemi lëshuar në punë dy shadërvan te liqeni artifical për të bërë Mitrovicën destinacion të turizmit”, ka thënë Feka.
Feka ka thënë se me përkrahjen e kryetarit Hamza kanë rritur numrin e turistëve përmes “projekteve kreative” në hapësirat publike.
“Me përkrahjen e vazhdueshme të kryetarit Bedri Hamza, kemi arritur të rrisim numrin e turistëve përmes projekteve kreative dhe unike në hapësira publike. Vazhdojmë për Mitrovicën tonë!”, ka thënë ai.
Burimi: botasot.info