Kremlini ka paralajmëruar se një test i dytë i raketës së saj të re balistike ndërkontinentale Satan-2 mund të vijë para fundit të dhjetorit, teksa njoftimi i djeshëm ka pasuar vonesat e dukshme në armën hipersonike të cilësuar të “pandalshme” të Vladimir Putinit.
“Testet e projektimit të fluturimit të raketës të njohur ndryshe si ‘Sarmat’ mund të kryhen përpara fundit të vitit 2022 me një lëshim të dytë provë që pritet të kryhet së shpejti”, tha një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.
Deklarata e re raportohet se ka shtuar dyshimet se raketa hipersonike po përjeton vonesa të patolerueshme nga Kremlini, pasi testi i parë u njoftua me bujë të madhe më 20 prill nga vet presidenti Putin.
Ndërsa në maj, ish-kreu i Roscosmos Dmitry Rogozin, i parë si një aleat i ngushtë i Putinit, tha se pothuajse 50 raketa Satan-2, të cilat ishin në “prodhim masiv”, së shpejti do të ishin në dispozicion të forcave ushtarake ruse.
Burimi: GAZETA.MK