lequipe dekonspiron mbappen 628910f5d19cc

L’Equipe dekonspiron Mbappen

May 21, 2022
1 minut lexim

PSG ka fituar “luftën e ftohtë” me Real Madrid në lidhje me Kylian Mbappe teksa fuqia ekonomike e arabëve i është mbivendosur prestigjit dhe këmbënguljes së madrilenëve për ta transferuar dhe shndërruar yllin francez në imazhin e Los Blancos.

Sulmuesi deklaroi se në ditët në vijim do të zbulonte klubin me të cilin do të aktivizohej në sezonin e ardhshëm, por deklarata e 23-vjeçarit që po pritej me interes nga miliona fansa të futbollit është dekonspiruar nga e L’Equipe.

Së fundmi, prestigjiozja franceze ka zbuluar se Mbappe ka pranuar ofertën për të rinovuar kontratën me PSG, teksa sigurisht milionat dhe ideja për t’u shndërruar në një faktor në klub, duket se “joshën” Mbappe të qëndrojë në vendlindjen e tij.

Kujtojmë se rinovimi i Mbappe mori përmasa kombëtare teksa edhe presidenti Emanuel Macron ndërhyri për të bindur Mbappe të qëndrojë e në fund duket se të gjitha përpjekjet rezultuan të suksesshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

5 funksione te kameres se galaxy s22 qe nuk i keni ditur 62890bf6c34e6
Story i mëparshëm

5 funksione të kamerës së Galaxy S22 që nuk i keni ditur

nga vrasja me paramendim deri te vjedhja me dhune per cfare akuzohet nuredin dumani 628910fa102be
Story i radhës

Nga vrasja me paramendim deri te vjedhja me dhunë/ Për çfarë akuzohet Nuredin Dumani?

Të fundit nga

ShkoLartë