Leonora Jakupi “çmend Serbinë” me këngën e re, ja çfarë shkruajnë mediat dhe reagimi i këngëtares

February 15, 2022
1 minut lexim

Leonora Jakupi i është rikthyer muzikës, ku kohët e fundit ka publikuar një sërë produksionesh të reja. Por vëmendjen më të madhe e ka marrë kënga e publikuar vetëm dy ditë më parë.

“Komandant” mban titullin kënga e re e Leonorës kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Duket se kënga është komentuar edhe në mediat serbe, që nuk e kanë mirëpritur. Në shkrimet e tyre, ata e kanë quajtur si skandal si titullin e këngës, ashtu edhe faktin se këngëtarja ka mbajtur kapelen e UÇK-së.

“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën Uçk dhe këndon për nder të teoristeve”. Kjo ka bërë që reagimi i Leonorës të jetë i menjëhershëm në profilin e saj në instagram, meqë rast postoi një instastory dhe disa fjalë.

“Skandal jo, por krenari. Terrorista jo, por çlirimtar”, ka shkruar këngëtarja përkrah lajmit të mediave serbe.

Image

Postimi nga Leonora Jakupi

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kush shqetësohen e tmerrohen nga nacionalisti dhe shqiptari i madh Xhafer Deva?

Story i radhës

Ancelotti: Synimi ynë është për të eliminuar Parisin

Të fundit nga

ShkoLartë