Kylian Mbappe vazhdon të shkojë drejt skadimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain, me francezin që lidhet me Real Madridin dhe Leonardon që ka mohuar që një ofertë zgjatjeje me vlerë 200 milionë euro i është ofruar sulmuesit.
PSG-ja po refuzon të heqë dorë nga përpjekjet për të rinovuar me yllin e tyre, me një dëshirë të kuptueshme nga ana e tyre për të parë 23-vjeçarin e talentuar të qëndrojë në Parc des Princes.
Diskutimet mbeten në vazhdim me Mbappen dhe përfaqësuesit e tij, por raportet për një marrëveshje prej 200 milionë eurosh që është vënë në tryezë janë hedhur poshtë nga drejtori sportiv i klubit.
“Kjo nuk është e vërtetë, ne nuk kemi dërguar një ofertë të saktë”, ka thënë fillimisht Leonardo tha për L’Equipe.
“Ka një element të rëndësishëm: mendoj se gjëja e fundit që do të vendosim në këtë kontratë do të jetë shuma”