Lenovo sjell ndryshime për laptopët IdeaPad Gaming

1 minut lexim

Në Kongresin Mobil Botëror Lenovo tregoi se nuk ka vendosur ti përkushtohet vetëm laptopëve të rangut të lartë. Kompania rimodeloi linjën IdeaPad Gaming të cilët shkojnë për kompjuterët gaming të segmentit të ulët.

Fuqizuar nga procesorë AMD nën emrin IdeaPad Gaming 3 dhe IdeaPad Gaming 3i për procesorët Intel, modelet janë në variante 15 dhe 16-inç me ekrane 1600p 165Hz.

Blerësit do të marrin procesorët më të fundit si Ryzen 6000H dhe Intel Core 12-Gen.

IdeaPad Gaming 3 mund të pajisje me kartën grafike RTX 3050Ti dhe Gaming 3i me RTX 3060. Variantet AMD vinë me memorien DDR5 dhe variantet Intel me memorien DDR4.

Ofrojnë mbështetje deri në 32GB RAM dhe 1TB SSD. Përdoruesit duhet të jenë të kënaqur me një portë të vetme USB-C 3.2 po janë dy porta USB-A 3.2 dhe një portë HDMI 2.0 dhe Ethernet.

Modeli 15-inç fillon nga 990 dollarë për Gaming 3i dhe debuton në Prill ndërsa Gaming 3 nga 930 dollarë dhe debuton në Maj. Versionet 16-inç fillojnë nga 1140 dollarë për Gaming 3 dhe 1,490 dollarë për Gaming 3i. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski – Varhej: Fillimi i negociatave për RMV-në nuk duhet pritur asnjë ditë më tepër

Story i radhës

Patriotizmi i Presidentit ukrainas në këtë kohë kaq të rëndë lufte në vendin e tij!

Të fundit nga