Lëndohet Zhegrova, në dyshim të madh për ndeshjen e nesërme
Edon Zhegrova është lënduar në stërvitjen e sotme të Kosovës, një ditë para ndeshjes ndaj Irlandës.
Kjo është njoftuar nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes një komunikate.
“E telasheve me mungesa gjatë seancës së sotme stërvitore iu shtua edhe lëndimi i Edon Zhegrovës. Si rrjedhojë, ai u detyrua ta braktisë stërvitjen dhe të shkojë për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore, pas të cilave do të mësohet nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, thuhej në komunikatë.
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së tretë në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut, e cila zhvillohet të enjten në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.