Lëndohet shoferi i një automjeti në aksidentin në rrugën rajonale Zhelinë-Grupçin

1 minut lexim

Dje (11-shtator) në ora 20:30 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Zhelinë-Grupçin, në afërsi të mbikalimit të Dëbërcës, një automjet bmw me shenja regjistrimi të Tetovës e drejtuar nga 23-vjeçari A.T. nga Kopaçindolli i Tetovës, i cili kishte humbur kontrollin dhe kishte fluturuar nga rruga. Në këtë aksident, shoferi kishte pësuar lëndime të rënda trupore, kurse pasagjeri S.S. (22) nga i njëjti fshat, kishte kaluar vetëm me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.TS

Story i mëparshëm

Lista e plotë e të nominuarve në ‘MTV VMA 2023’, ku renditet Dua Lipa?

Story i radhës

Ligji i pronave/ Si kalohet trashëgimia nga prindërit tek fëmija

Të fundit nga