Lëndohet në zjarrin në fshatin Sirkovë, me traktor ka kaluar nëpër flakët e zjarrit /VIDEO

1 minut lexim

Zllatko Dimov, i cili mbeti i plagosur nga zjarri në afërsi të fshatit Sirkovë të Rosomanit, po shërohet nga djegiet. Ai ishte i shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Shkup, ndërsa tani është lëshuar në mjekim shtëpiak. Dimov është rreth 40 vjeç. Për momentin i papunë, bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve të mitur. Kur djali i tij i tha se kishte zjarr, ai mori traktorin për të shuar zjarrin për të parandaluar përhapjen. Frynte erë e fortë dhe papritmas  e rrethuan flakët. Ai vendosi t’i kalonte me traktor, gjë që i shkaktoi djegie.

“Epo, kjo ishte brenda pesë minutave. Nuk mundesha të shpëtoja, me traktorin me shpejtësi më të madhe isha duke i ikur zjarrit, por jam i rrethuar plotësisht. Nuk ka ku të ikë. Poshtë një përroskë, lart një kodër të lartë . Por, me guxim vendosa që të futem në zjarr, në flakë dhe të dal në pjesën ku ishte djegur. Përndryshe, po digjesha, këtu nga pas, digjesha, digjesha…”, tha Dimov, transmeton TV21.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Të gatshëm për mision”: Ushtarë të FSK-së realizojnë me sukses trajnimin për qitje ditën dhe natën

Story i radhës

U gjet i dhunuar brutalisht disa ditë më parë/ Ndërron jetë Rigels Kaso pas disa ditësh në gjendje kome

Të fundit nga