lendohet ne brazil ylli i ardhshem i barcelones 650dcd3f20fda

Lëndohet në Brazil ylli i ardhshëm i Barcelonës

September 22, 2023
1 minut lexim

Vitor Roque është larguar duke qarë nga fusha pasi ka pësuar një zgjatje të muskujve në ndeshjen mes Athletico Peranaense dhe Internacion në Serien A të Brazilit

Ylli i ardhshëm i Barcelonës është larguar pas shtatë minutave lojë pasi një ndërhyrje të ashpër të mbrojtësit të Internacional, Nicolas Hernandez. Sipas raporteve, futbollisti ka këputur ligamentin e kyçit të këmbës së djathtë derisa një skanim ka treguar lëndimin e njëjtë.

Lëndimi i Roque do të shqetësojë padyshim gjigantët katalunas, të cilët në fillim të verës u pajtuan që të paguajnë 35 milionë euro plus bonuse për sulmuesin 18 vjeçar të Athletico Paranaense.

Transferi pritet që të finalizohet por tani mbetet e paqartë nëse braziliani do të transferohet në Barcelonë gjatë merkatos së janarit apo verën e ardhshme.

Skuadra e Xavit pritet të kthehet në aksion të shtunën ku ata do të përballen me Celta Vigon në La Liga.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kryeministri kurti ne zvicer takoi presidentin e konfederates zvicerane alain berset 650dcb6077a41
Story i mëparshëm

Kryeministri Kurti në Zvicër takoi​ Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset

kaloi ne heshtje tre ligje shume te diskutuara te qeverise begaj jep arsyet 650dcd4a4680e
Story i radhës

Kaloi në heshtje tre ligje shumë të diskutuara të qeverisë, Begaj jep arsyet

Të fundit nga

Abdixhiku konfirmon rikthimin e Blerim Kuqit në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar rikthimin e ish-kryetarit të Suharekës dhe ish-ministrit nga radhët e AAK-së, Blerim Kuqit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka
ShkoLartë