Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në aksin rrugor Milot-Lezhë, në vendin e quajtur si kryqëzimi i Rrilës.
Në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura.
Sipas burimeve nga spitali i Lezhës dy prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.
Pritet që njëri prej të lënduarve të niset drejt spitalit të traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.